Çavusoglu: Turqia i kushton rëndësi të madhe stabilitetit të Ballkanit

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka deklaruar se Turqia i kushton rëndësi të madhe stabilitetit të Ballkanit.

Në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror (WEF) që mbahet në Davos të Zvicrës, Çavusoglu mori pjesë në takimin e Dialogut të Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor me ç’rast tha se BE-ja nuk i mbajti premtimet për vendet e rajonit.

“Si një vend i Ballkanit, ne i kushtojmë rëndësi të madhe stabilitetit të Ballkanit dhe paqes së vëllezërve tanë atje. Bashkimi Evropian (BE) nuk i mbajti premtimet që dha për vendet e rajonit. Ai duhet të jetë gjithëpërfshirës, jo përjashtues”, tha Çavusoglu në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter pas takimit i cili u mbajt me dyer të mbyllura për median.

Në takimin e kryesuar nga kreu i WEF-së, Borge Brende morën pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sarec, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...