Çavuşoğlu: Plani i SHBA-së për Palestinën legjitimon pushtimin izraelit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se i ashtuquajturi plan i paqes për Lindjen e Mesme i shpalosur nga presidenti amerikan Donald Trump është dokument i “aneksimit dhe shitjes”.

“Dokumenti i shpalosur nga SHBA nuk është plan i paqes, por i aneksimit. Është një imponim që ka për qëllim legjitimimin e pushtimit dhe aneksimit izraelit të Kudsit dhe Bregut Perëndimor”, tha Çavuşoğlu në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në Xhide të Arabisë Saudite, ku po diskutohet plani kontrovers i SHBA-së në lidhje me Palestinën.

“Plani që kemi para nesh, është dokument i shitjes, në të cilin kërkesat maksimaliste të Izraelit diktohen nga goja e SHBA-së. Ai synon t’i dënojë përgjithmonë palestinezët me pushtimin izraelit dhe dhimbjet që sjell ky pushtim. Është plan i projektuar për të realizuar ëndrrat më të pandershme të cionistëve dhe mbështetësve të tyre”, shtoi kryediplomati turk.

Ai kritikoi palët që, siç theksoi, duket sikur mbështesin vendimet për Palestinën, por në fakt veprojnë kundër tyre.

“Dua ta dini se Allahu nuk e fal një joparimitet të këtillë. Nuk e fal as umeti, as ne. Nuk do të mund të japin llogari në dy botët”, deklaroi Çavuşoğlu.

Ai tha se i ashtuquajturi plan i paqes i Trumpit injoron plotësisht jo vetëm rezolutat e OKB-së, por edhe Iniciativën Arabe të Paqes e cila mbështetet nga OBI.

Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shtyhet shqyrtimi i rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Në mungesë të aktakuzës dhe provave të përkthyera në gjuhën serbe dhe me kërkesë të të akuzuarve...

Shpëtoi gruan nga mbytja, vdes më vonë nga infarkti

Shpëtoi gruan nga mbytja por më pas vdes nga infarkti. Kjo është ajo që i ndodhi një 83-vjeçari në provincën Varese, në Itali. Tragjedia...

Video/ E pazakontë! Deputetët kthejnë shpinën gjatë himnit të BE

Një gjest i pazakontë është shënuar në Parlamentin Evropian nga deputetët britanikë. Gjatë Himnit të Bashkimit Evropian të 751 deputetët e PE janë ngritur në...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...