Çavusoglu: Historia shekullore përforcon lidhjet turko-holandeze

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se një nga forcat e marrëdhënieve dypalëshe të vendit të tij me Holandës është historia e tyre prej katër shekujsh.

Në hapjen e takimit të shtatë të Konferencës Wittenburg në kryeqytetin holandez Amsterdam, kryediplomati turk tha se “historia e gjatë e marrëdhënieve dypalëshe turko-holandeze është një nga pikat tona prej mbi 400 vitesh”.

“Këtë vit, si ana turke, donim të emëronim moton për këtë konferencë si Partneriteti Turko-Holandez 2.0”, tha Çavusoglu, duke falënderuar për mikpritjen homologun e tij holandez, Stef Blok.

Ai shtoi se konferenca do të përcaktojë udhëzimet në marrëdhëniet dypalëshe në të ardhmen.

Ministri turk po ashtu rikujtoi se në vitin 2008 të dy vendet ranë dakord për të intensifikuar diskutimet mbi atë se si të zgjerojnë më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

“Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua midis paraardhësve tanë për të nisur Konferencën Wittenburg “, theksoi ai, duke shtuar se “ajo synon të sigurojë rritjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit përmes takimeve të grupeve specifike të punës”.

Më tej, ai tha se konferenca po ashtu ofron një bazë për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi fushat me interes të përbashkët.

“Në kohën e paqëndrueshmërisë dhe paqartësive në mbarë botën dhe në Europë, Turqia dhe Holanda mund të përfitojnë shumë nga këto diskutime”, tha Çavusoglu, duke shtuar se Turqia dhe Holanda do të punojnë së bashku në “dinamikën e formimit” në rajon për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin.

Duke i dhënë një rëndësi të madhe konferencës, Çavusoglu tha se u ka mundësuar palëve të përmirësojnë lidhjet politike, ekonomike dhe shoqërore në fusha të ndryshme.

Ai po ashtu vuri në dukje se priste që të “qëndronin të bashkuar” kundër kërcënimeve dhe formave të dëbimit, të tilla si urrejtja etnike e fetare, diskriminimi, ekstremizmi, ksenofobia dhe islamofobia.

“Në adresimin e sfidave të tilla të përhapura, Turqia do të vazhdojë të theksojë nevojën për transparencë, diversitet, dialog dhe politika gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Çavusoglu më vonë do të marrë pjesë edhe në inagurimin zyrtar të Konsullatës së Përgjithshme Turke në Amsterdam. Ai po ashtu do të takohet me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare turke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi