Çavuşoğlu: Është shqetësuese që Pelosi është kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot kritikoi ashpër kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi rreth vërejtjeve të saj kundër Turqisë.

“Ngritja e @ SpeakerPelosi në kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve është vërtetë shqetësuese për demokracinë amerikane, duke pasur parasysh injorancën e saj të qartë. Ju do të mësoni të respektoni vullnetin e popullit turk”, shkroi ministri Çavuşoğlu në Twitter.

Të mërkurën, gjatë një konference për media, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u pyet nëse do të ketë tranzicion paqësor të pushtetit nëse i humb zgjedhjet e vitit 2020.

“Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

Në lidhje me komentet e Trumpit, Pelosi tha: “Ne e dimë kë admiron. Ai admiron (presidentin rus Vladimir) Putin, ai admiron Kim Jong Un, ai admiron (Rexhep Tayyip) Erdoğan në Turqi”.

“Por, ia kujtoj atij, ju nuk jeni në Korenë e Veriut, ju nuk jeni në Turqi, ju nuk jeni në Rusi. Zotëri president, para së gjithash nuk jeni në Arabinë Saudite. Ju jeni në SHBA, është një demokraci, përse thjeshtë nuk përpiqesh për një moment të nderosh betimin tënd të detyrës, ndaj kushtetutës së SHBA-ve?”, shtoi ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...