Çavuşoğlu: Është Macron ai që po luan lojën e rrezikshme duke kaluar limitet

Macron e kishte quajtur mbështetjen e Turqisë për qeverinë libiane si “lojë të rrezikshme”.

Në një radio-transmetim të drejtpërdrejtë, Çavuşoğlu tha se “është Macron ai që po luan lojë të rrezikshme duke kaluar përtej limiteve”.

Duke akuzuar Francën për bashkëpjesëmarrje në shkaktimin e kaosit në Libi, shefi i diplomacisë turke tha se prania dhe aktivitetet e Francës në Libi janë shqetësuese.

“Balanci është arritur falë nesh. Gjersa qeveria legjitime filloi të arrijë dominimin, madje edhe vendet që më parë qëndronin në mes filluan gradualisht të bashkohen me qeverinë legjitime”, tha ai.

Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011. Qeveria e re e vendit u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të sulmeve të forcave jolegjitime të udhëhequra nga Khalifa Haftar.

OKB e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoriteti legjitim i vendit.

Qeveria nisi operacionin “Stuhia e Paqes” në mars për të kundërshtuar sulmet e Haftarit ndaj kryeqytetit Tripoli dhe së fundmi ka çliruar vendet strategjike, duke përfshirë qytetin Tarhuna, fortesën e fundit e Haftarit në Libinë perëndimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi