Bylykbashi: Pr.ligji për konfliktin e interesit krijon pasiguri juridike

Më datë:

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u shqyrtua sot projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Gjatë mbledhjes pati edhe diskutime në lidhje me projektligjin. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëkohësisht nënkryetar i komisionit, tha se ligji duhet të “ketë sa më shumë qartësi”, sidomos kur bëhet fjalë për sanksione dhe rregulla.

“Ky është një ligj që vendos detyrime, por edhe kufizime jo të thjeshta, janë goxha shtrënguese për njerëz që shkojnë përtej asaj që është sot. Janë kufizime të cilët prekin njerëzit dhe nuk e kuptojnë arsyen pse duhet të jenë në këto kufizime, pasi nuk janë zyrtarë shtetërorë”, tha ai.

Sipas Bylykbashit, ligji nuk ka proporcionalitet.

“Një nga gjërat që nuk ka lidhje me këtë ligj është proporcionaliteti. Vetëm proporcionalitet nuk ka”, tha ai.

Bylykbashi tha gjithashtu se ligji krijon pasiguri juridike.

“Është një ligj që është hartuar për një popullatë 40 milionëshe dhe aplikohet për 2 milionë banorë”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha se me ligjin e ri, çdo punonjës publik, do të ndalohet të ushtrojë profesione në fusha të tjera.

“Zyrtari do ndalohet të ushtrojë profesionin e tij në fusha të tjera. Kjo për mendimin tim në shumë sektorë të vendit do jetë vrastare. Si mund të vëmë ne kufizime që një pedagog të mos ushtrojë profesionin e mjekut, si të kufizojmë një pedagog që të mos ushtrojë detyrën e konsulentit, që të mos jetë në bordin e një ndërmarrje. Kaq është Shqipëria, kaq pak njerëz ka me nivel intelektual. Sot po do të kesh zhvillim e progres, nëse nuk është i lidhur institucioni shtetëror me atë privat, ka mbaruar. Janë si dituria e makinave që mësonim ne në shkollë, kur nuk kishim makina”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, kjo problematikë duhet parë se mund të dalë me probleme më vonë.

“Ka një kufizim aty që nuk u lejohen të ushtrojnë profesionin e licencuar. Një ekspert ekonomie si mund të mos jetë edhe pedagog edhe audit. Është tjetër gjë kufizimi me vendimmarrjen e institucionit publike apo me vendimmarrjet që mund të ketë ai dhe bien ndesh me ligjin për konfliktin e interesit. Si mund ti them një avokati që të jesh pedagog duhet të lësh licencën e avokatit. Kjo është absurde”, tha Gjiknuri.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Bylykbashi, i cili tha se përpara miratimit të ligjit, duhet të dëgjohen edhe grupet e interesit.

“Rregull rëndom në Evropë që deputetë ushtrojnë dhe profesionin e tyre. Një deputet që është mjek, ka mundësi ta ushtrojë profesionin e vet se me ligjin që keni ju këtu nuk bëhet. Duhet t’u marrim opinion grupeve të interesit”, tha Bylykbashi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dy të arrestuar në jug të vendit, njëri me armë në taksi, tjetri transportonte…

Policia e Vlorës ka zhvilluar brenda 24 orëve tre...

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe...

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...