Bushati-Kotzias në Korçë, të dielën mbyllet takimi 3-ditor

Ka zgjatur katër orë takimi i parë dypalesh mes delegacioneve të nivelit të lartë të Shqipërisë dhe Greqisë në Korçë.

Gati tre muaj pas takimit të Kretës, ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias u takuan sërish për një fundjavë të gjatë në qytetin juglindor, për të biseduar për tema me rëndësi historike mes dy vende si ligji i luftës, pakti detar, por dhe çështje praktike që pritet të lehtësojnë jetën e emigranteve tanë që jetojnë në Greqi siç është çështja e lejeve të drejtimit apo e pensioneve.

Në paketë palët kanë konfirmuar që është dhe trajtimi i çështjes së pronave të shqiptarëve dhe siç kishte paralajmëruar ministri i Jashtëm Bushati edhe çështja çame.

E vetmja gjë që konfirmohet në përfundim të ditës së parë është fryma pozitive. Kjo u reflektua edhe në fund të takimit, kur të dy ministrat shëtitën më këmbë në qendër të Korçës, ndaluan gjatë te Mësonjtorja e parë Shqipe dhe pasi vizituan pazarin e Korçës u ulën për darkuar.

Sipas axhendës, të dy ministrat do të vizitojnë të shtunën muzeun e artit mesjetar, ndërsa një deklaratë e përbashkët e dy ministrave pritet të dielën./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi