Bushati: 24 Marsi do të mbetet i pashlyer në memorien tonë

Sot janë bërë 20 vjet kur kanë filluar bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka kujtuar ditën e bombardimeve duke thënë se 24 Mars 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet.

“…ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj”, ka shkruar Bushati, shkruan Insajderi.

Shkrimi i plotë i Bushatit:

20 vjet më parë, #NATO nisi fushatën e sulmeve ajrore për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik i orkestruar nga forcat serbe, pas dështimit të bisedimeve të paqes në #Rambouillet.

24 Mars 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet. Krijimi i Kosovës shtet ishte gjithashtu produkt i mirëfilltë i një rendi ndërkombëtar liberal që mbështetet tek të drejtat e njeriut dhe respekti ndaj pakicave.

Shumë diskutime u bënë në qarqet më të specializuara ndërkombëtare rreth arsyeve të kësaj ndërhyrje e cila në thelb ishte humanitare. Rreth legjitimitetit të kësaj ndërhyrje në kushtet kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ishte i bllokuar.

Sot, disa e konsiderojnë rendin ndërkombëtar liberal si amalgamë e mjegullt idealiste. Të tjerë kanë

humbur besimin tek efektiviteti i instrumentëve të tij. Mirëpo ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj. #WeAreNATO

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi