Bursa e energjisë nis punën në fund të marsit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se bursa e energjisë elektrike do të nisë punën në fund të marsit.

Në fjalën e saj në Kuvend, teksa po diskutohet pr/ligji “Për energjinë e rinovueshme”, Balluku theksoi se kjo etapë e re garanton transparencë.

“Në fund të këtij muaji bursa e energjisë do të jetë aktive. Kjo do të përbëjë një etapë të re që garanton transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve të transmetimit”, tha ajo.

ALPEX shënon një standard të ri të operimit në sektorin e energjisë, i cili do të garantojë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike si dhe do të ndikojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve ndërkufitare si dhe pritet që çmimi i energjisë elektrike do të ulet për qytetarët.

Përveç të tjerash, ALPEX do të inkurajojë investime të reja në gjenerimin e energjisë elektrike dhe në rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi