“Burri në gjendje të rëndë shëndetësore”, u përplasën nga makina tre ditë më parë, ja situata e çiftit dhe fëmijës

Arjan Konomi dhe Vilma Konomi mbeten me prognozë të rezervuar. Çifti i bashkëshortëve që u përplas nga makina tre ditë më parë te “Rruga e Kavajës” teksa ishin duke ecur te vijat e bardha bashkë me foshnjën e tyre në karrocë ndodhen në Spitalin e Traumës prej së dielës, 8 prill.

Raportohet se burri me diagnozë politraumë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me prognozë të rezervuar.

Pacienti ndodhet në reanimacion, por i vetëdijshëm.

Ndërkohë gruaja është në gjendje të stabilizuar, nuk ka përkeqësim dhe as përmirësim.

Fëmija i çiftit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është i shtruar në spital, por ka vizituar prindërit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi