Burg të përjetshëm për baronin e drogës meksikane “El Chapo”

Joaquin Guzman, me emrin El Chapo (xhuxh), i akuzuar si udhëheqës i organizatës më të madhe të drogës në botë, u dënua me burgim të përjetshëm në shtetin amerikan të Nju Jorkut.

El Chapo, lideri i kartelit të drogës meksikane Sinaloa, u pa sot në gjykatën federale në Bruklin.

Guzman, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, dëshmoi në gjykatë se ai ishte keqtrajtuar në burg, ku ishte mbajtur për gati 30 muaj dhe se ai nuk kishte kaluar në një gjykim të drejtë.

Duke folur para vendimit dhe ndoshta duke marrë shansin e tij të fundit për të apeluar tek publiku “El Chapo”, tha; “Rasti im është dëmtuar dhe ju keni refuzuar gjykimin tim të drejtë, ndërsa e gjithë bota po shikon. Po e përdori këtë mundësi për të thënë që këtu nuk ka drejtësi, pasi që qëllimi i qeverisë është të më dërgojë në një burg ku emri im kurrë më nuk do të dëgjohet”.

Pas arratisjes së dy burgjeve të sigurisë së lartë në Meksikë në vitin 2001 dhe 2015, Guzman u arrestua përsëri në janar 2016 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara./KosovaPost/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi