Bulqizë/ Në pranga një 29-vjeçar, ishte shpallur në kërkim

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: D.T, 29 vjeç.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë , ka vendosur ndaj tij masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosje për të mos kallzuar”.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi