14.5 C
Tirana

Bullgaria vijon bllokadën ndaj Shkupit

Më datë:

Bullgaria duket se nuk ka ndërmend që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut në negociatat me BE-në. Zv.Presidentja Iliana Jotova deklaroi se autoritetet në Shkup vazhdojnë të shkelin të drejtat e bullgarëve.

“Bullgaria nuk po vendos asnjë kusht shtesë për procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ne vazhdojmë të besojmë se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk po respektohen. Ne duam që të respektohen kriteret evropiane, ashtu si çdo vend që ka hyrë në rrugën e anëtarësimit në BE i ka respektuar këto kritere”, tha Iliana Jotova, zv.Presidentja e Bullgarisë.

Bullgaria hodhi poshtë gjithashtu propozimin slloveno-gjerman për të hequr unanimitetin në vendimmarrje për çështjen e zgjerimit.

Vetë komisionerja Kos tha se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë një marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare. Sipas saj, Shqipëria dhe Mali i Zi mund të jenë anëtarë me të drejta të plota brenda këtij mandati të Komisionit Evropian që përfundon në vitin 2029.

“Këtë të hënë hapëm një kapitull të ri grupor me Shqipërinë. Më shumë grupe të kapitujve të tjerë do të hapen gjatë presidencës polake. Nëse ata ruajnë ritmin aktual të reformave, ne mund të përfundojmë negociatat me Malin e Zi në 2026 dhe me Shqipërinë në 2027.Shqipëria dhe Mali i Zi mund të jenë anëtare me të drejta të plota brenda këtij mandati të Komisionit Evropian që përfundon në vitin 2029.

Shpresoj që vendet e tjera të rajonit të inkurajohen nga progresi i këtyre dy vendeve”, tha komisionerja Marta Kos.

Sipas Kos, Bashkimi Evropian po përballet me forca të jashtme që duan dështimin e tij në proçesin e zgjerimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...