17.5 C
Tirana

Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas së tij, detaje të reja mbi vrasjen në Tiranë

Më datë:

“Konfliktet brenda rrethit familjar”, kjo është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin e Bujar Nasufit mbrëmjen e djeshme, pranë banesës së tij në kryeqytet.

Siç raportimeve, hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin.

Ky i fundit e ka pritur viktimën në afërsi të banesës dhe më pas e ka vrarë me armë zjarri në sy të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori e qëlloi shënjestër duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që po afroheshin drejt banesës.

Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i 56 vjeçarit.

Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas është larguar me motor drejt zonës së Selitës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të Dielën rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...