8.5 C
Tirana

BRUKSEL – Von der Leyen: Lidershipi në IA misioni i dekadës

Më datë:

Edhe pjesa tjetër e botës është në garë dhe investimet globale po rriten në mënyrë dramatike, prandaj, ne duhet të mbetemi të përqendruar dhe të angazhohemi plotësisht, pasi misioni i dekadës së ardhshme është ta bëjmë Evropën një nga kontinentet kryesore në inteligjencën artificiale, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën me temë ”Një vit pas raportit ‘Draghi”, ku ajo mbajti fjalimin hapës.

“Ne kemi krijuar fabrika të IA-së dhe së shpejti do t’i transformojmë më të mirat në gigafabrika. Qëllimi është që startup-et tona të jashtëzakonshme inovative të kenë akses në fuqinë kompjuterike dhe të testojnë e trajnojnë modelet e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh aplikimet specifike të sektorit”, theksoi ajo.

”Dhe përgjigjja nga sektori privat evropian ka qenë mbresëlënëse. Qëllimi ynë fillestar ishte të mobilizonim 20 miliardë euro në investime për të zhvilluar gigafabrikat tona. Ne kemi marrë 230 miliardë euro në propozime nga sektori privat dhe sot do të nënshkruajmë projektet e para pilot”, shtoi Von der Leyen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...