Bruksel, Frontex: Migracioni në BE në nivelin më të ulët që prej 2013

Më datë:

Rreth 139 000 të “mbërritur të paligjshëm”, migrantë janë regjistruar në BE në 2019, niveli më i ulët që prej vitit 2013, ndërkohë që kthimet drejt vendeve të origjinës janë në rritje, theksoi sot agjencia europiane e kontrollit kufitar “Frontex”.

“Rënia e numrit të të mbërriturve në kufijtë e jashtëm, që ka rënë me 92% në raport me kulmin e 2015, është regjistruar kryesisht në rënie në rrugët migratore të Mesdheut Qendror dhe Perëndimor”, theksoi Fabrice Leggeri, drejtor i Frontex, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ndërkohë që, Mesdheu Lindor (Greqi, Bullgari, Qipro) ka regjistruar një rritje të kalimeve me 46% në raport me vitin 2018 duke arritur në 82 000.

“E njëjta tendencë është verejtur në kufijtë e Kroacisë dhe Hungarisë”, sipas një bilanci paraprak.

Pjesa më e madhe e migrantëve që marrin këto rrugë të Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor janë afganë dhe sirianë. Afganët mbajnë vendin e parë të atyre që mbërrijnë në Bashkimin Europian./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...