Bruksel, ambientalistët protestë në ndërtesën e Këshillit të BE-së

Ambientalistët kanë zhvilluar protestë me “pamje zjarri” në ndërtesën e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, ku do të mbahet samiti i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.

Protestuesit në orët e para të mëngjesit janë afruar pranë ndërtesës së Këshillit të BE-së me një kamion dhe një grup alpinistësh prej rreth 60 personash janë ngjitur në ndërtesë duke vendosur në dy fasadat e jashtme të saj postera gjigandë.

Bruksel, ambientalistët protestë në ndërtesën e Këshillit të BE-së
Bruksel, ambientalistët protestë në ndërtesën e Këshillit të BE-së
Posterat ishin përgatitur në formatin tre-dimensional duke i dhënë ndërtesës pamjen sikur ajo po digjej.

Tymi i dalë nga një pajisje e vendosur nga protestuesit ka shkaktuar edhe perceptimin se ndërtesa e Këshillit të BE-së po digjej.

Mbi posterët e varur në ndërtesë ishin të shkruar shkrimet “Situatë emergjente e klimës” dhe “Greenpeace”.

Protesta mbi rrugën me një trafik intensiv ka shkaktuar panik edhe tek disa drejtues të automjeteve.

Pas kësaj në rajon janë dërguar një numër i madh i forcave të policisë dhe ekipeve zjarrfikëse, ndërsa mbi ndërtesë kanë kryer fluturime patrullimi edhe helikopterët.

Protestuesit me parulla shumëngjyrëshe në duar dhe duke brohoritur me slogane për mjedisin, kanë kërkuar që t‘i jepet përparësi ngrohjes globale dhe politikave në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Policia më pas ka ndërhyrë ndaj protestës pa leje, duke arrestuar protestuesit që u ngjitën në fasadën e jashtme të ndërtesës.

Protesta është zhvilluar para samitit të liderëve të BE-së, i cili do të fillojë sot dhe ku do të diskutohet edhe për çështjet klimatike dhe mjedisore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi