Brnabiç reagon ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan, ja çfarë thotë!

Ana Brnabiç ka reaguar ndaj deklaratave “skandaloze dhe të pabesueshme” nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar ndaj deklaratave “skandaloze dhe të pabesueshme” nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott se Kosova “nuk është e ashtuquajtur”, por bëhet fjalë për “një shtet të pavarur dhe sovran”.

“Mendoj se një deklaratë e tillë nuk është vetëm e pamenduar në diplomaci por bëhet fjalë edhe për mungesë të respektit ndaj nikoqirit, e sidomos qëndrimit të Qeverisë së Serbisë”, u shpreh ajo para gazetarëve.

“Një deklaratë e tillë nuk duhet të përcillet në asnjë formë”, theksoi Brnabiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi