Brnabiç: Jemi të vetëdijshëm për gabimet tona, por bombardimet e NATO-s nuk ishin gabimi ynë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë sot se Serbia është e vetëdijshme për gabimet e bëra në të kaluarën, por që bombardimet e NATO-s në vitin 1999 ishte një gabim i të tjerëve, dhe jo i qytetarëve të Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në një konferencë me rastin e 20 vjetorit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, Brnabiç ka thënë se Serbia nuk duhet të harrojë viktimat e bombardimeve, shkatërrimin e fabrikave, urave dhe të ekonomisë, por është vlerësuar se duhet të përpiqet për të falur, sepse, siç tha ajo, për të kjo do të ishte mënyra e vetme për të realizuar potencialet e saj të mëdha dhe kthimin kah e ardhmja, partneriteti dhe bashkëpunimi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi gabuar, por bombardimet në vitin 1999 ishte një gabim i të tjerëve dhe jo i qytetarëve të Serbisë”, tha ajo.

Tutje ajo citohet të ketë thënë se gjatë sulmeve të NATO-s, të gjithë në Serbi ishin objektiva, pavarësisht nga gjinia, mosha, përkatësia etnike, feja apo afinitetet politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi