Britania po ndahet nga BE, Skocia kërkon referendum të ri për pavarësinë e saj

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka refuzuar tashmë agjendën politike të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se populli skocez, do të votojë një tjetër referendum publik, për të lënë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Sturgeon, ajo po i dërgon kryeministrit Johnson një letër, ku i kërkon zyrtarisht, që Skocia të lejohet të mbajë një votim për të ardhmen e saj.

“Le të pretendojmë të drejtat tona si një komb dhe partner i barabartë,” u tha Sturgeon banorëve të Skocisë.

Në referendumin e vitit 2014, afro 55% e votuesve skocezë zgjodhën të mbeten në Mbretërinë e Bashkuar, por Sturgeon thotë se kohërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike dhe më e rëndësishmja sipas saj është Skocia votoi të mbetet në BE në votimin e Brexit 2016.

Ajo vuri në dukje se, në zgjedhjet e përgjithshme të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, partia e saj kishte një nga shfaqjet e saj më të mira ndonjëherë në votime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi