Britania për Botërorin, ishullorët duan turneun në 2030

Në 6 vitet e fundit Britania e Madhe ka organizuar me sukses Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Londrës, botërorin e Regbit, lojërat e Komënuellthit, një start të turit të Francës dhe Ligën e regbit. Por tani ishullorët kërkojnë të sigurojnë për të ardhmen një turne madhor si botërori i futbollit, të ndikuar dukshëm dhe nga entuziazmi i kësaj vere dhe rezultatet në Rusi.

Federatat e Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës janë duke biseduar për të formalizuar kandidaturën e përbashkët, dhe kanë marrë gjithashtu bekimin e qeverive për ti mbështetur financiarisht.

“Pas entuziazmit në kupën e botës këtë verë, po punojmë për një plan të përbashkët për të fituar organizimin e kupës së botës në 3030. Nëse federatat bien dakord, do kenë mbështetjen totale tonën”, tha Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe.

Tereza Mej konfirmoi suportin e saj në një takim të konservatorëve në Birmingem. Ndërkohë në fokus janë dhe ndeshjet e Europianit 2020 të futbollit ku Londra dhe Gllazgou do të presin 11 sfida, me finalen e cila është programuar në impiantin mitik Uembli.

Anglia kishte një moto për të rikthyer futbollin në shtëpi, me objektivin për të fituar turneun, por edhe nëse nuk ia arrin deri në 2030, të paktën do të synojë ta kthejë kupën në shtëpi, përmes organizimit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi