Britania: Deklarata e Arabisë për Khashoggin “nuk është e besueshme”

Ministri për Brexit i Britanisë së Madhe, Dominic Raab tha se deklarata e Arabisë Saudite në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi “nuk është e besueshme”.

Raab në një deklaratë për transmetuesin publik britanik BBC ka folur për deklaratën e Arabisë Saudite në lidhje me gazetarin saudit Khashoggi, i cili u vra në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

“Mendoj se kjo nuk është e besueshme. Ekzistojnë pikëpyetje serioze në lidhje me deklaratën e bërë”, tha Raab.

Duke theksuar se “Mbështesim hetimin e Turqisë”, Raab tha se Britania dëshiron të shohë se përgjegjësit e rastit japin llogari.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post” Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pas hyrjes në kompleksin e konsullatës të Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas 18 ditësh, autoritetet saudite dhanë deklarata ku u pranua se Khashoggi ka vdekur si pasojë e një grindjeje që kishte ndodhur në konsullatë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi