“Bregdeti ynë”, vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i mbështetur edhe nga Policia e Shtetit vijon aksionin “Bregdeti ynë” për prishjen e objekteve pa leje në vijën bregdetare.

Në ditën e parë të këtij operacioni u prishën 3 objekte në Velipojë dhe 9 në Ksamil, ndërkohë që janë planifikuar që në këto dy zona të shemben edhe 33 objekte të tjera pa leje.

Aksioni i IKMT, sipas kryeministrit Edi Rama është për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit përgjatë vijës bregdetare.

Sipas IKMT ndërtimet pa leje që do të shemben variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme, por edhe të lehtësuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi