Brazili nuk do të mbyllë kufirin me Venezuelën

Autoritetet e Brazilit njoftuan se nuk do të mbyllin kufirin me Venezuelën, pavarësisht nga tensionet të cilat u shkaktuan si rrjedhojë e emigrantëve të cilat janë gjithnjë e më të pranishëm në vend.

Sergio Etchegoyen, në cilësi të sekretarit për siguri institucionale, tha se një mbyllje e tillë do të ishte e paligjshme.

Ai foli për incidentet të cilat ndodhën pas sulmit ndaj një pronari të një dyqani i cili u grabit në Pacarima pranë kufirit me Venezuelën, për çka banorët kishin fajësuar emigrantët. Sipas tij, mbyllja e kufirit nuk do ta qetësonte situatën.

BBC nga ana e saj, citon një zyrtar ushtarak të Brazilit të ketë thënë se pavarësisht sulmeve mbi qendrat e përkohshme për pritje të emigrantëve nga Venezuela, numri i tyre po rritet çdo ditë.

Thuhet se vetëm ditën e djeshme, kufirin nga Venezuela për në Brazil e kanë kaluar rreth 900 emigrantë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi