Brazili, Meksika dhe India shënojnë qindra viktima brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 24.052 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.368.195 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 692 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 58.314.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 275.145 raste dhe 14.398 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 9.848 personave dhe ka prekur 111.883 të tjerë.

Ndërkohë numri i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 757.462.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Meksikë, arrin në 220.657 numri i rasteve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 473 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 27.121 ndërsa me 3.805 raste të reja është rritur në 220.657 numri i rasteve me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi, 423 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 19.212 raste të reja duke e rritur në 567.530 numrin e rasteve ndërsa me 423 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 16.898 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 334.972 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi