8.5 C
Tirana

Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ

Më datë:

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, ka komentuar zhvillimet lidhur me procesin e rinumërimit në qarkun e Tiranës, duke ngritur shqetësimin për tentativa për të diskredituar procesin nga brenda institucionit.

“Për aq kohë sa nuk ka pasur një trafikim masiv sa i përket kandidatëve apo subjekteve, besoj se askush nuk mund ta bëjë pis procesin e numërimit. Po flasim për një administrim zgjedhor që është bërë nga KZAZ-të dhe grupet e numërimit. Dhe tani po tentohet, përmes mënyrave të tjera, të bëhet pis procesi i rinumërimit këtu në KQZ, nëpërmjet numëruesve të KQZ-së apo edhe anëtarëve të KAS-it,” deklaroi Braho për mediat.

Duke komentuar shqetësimet për mundësinë e manipulimeve teknike gjatë hedhjes së të dhënave në sistem, Braho tha:

“Lista e Tiranës ka numër të konsiderueshëm kandidatësh, dhe mund të ndodhë që në momentin e hedhjes në sistem të ngatërrohet një rresht me një tjetër, duke sjellë një invers: një kandidati që ka një numër të caktuar votash mund t’i bëhet zero, dhe kandidatit tjetër t’i jepen votat e të parit. Kjo, në rastin më të mirë, është gabim njerëzor. Por nëse ky grup rinumërimi ka bërë të tilla inverse me qëllim, atëherë nuk jemi në kushtet e një gabimi, por të një trafikimi votash.”

Braho nënvizoi nevojën për të analizuar çdo rast me kujdes dhe për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...