Braçe s’pranon pajtim; U padit nga FSHF për shpifje gjatë zgjedhjeve

Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur për shpifje deputetin socialist Erion Braçe. Ky i fundit shkoi sot në Gjykatë në seancën e pajtimit dhe kërkoi që gjyqit t’i shkohej deri në fund.

Erion Braçe është deputeti i radhës që është paditur në Gjykatë për shpifje dhe fyerje. Por ndryshe nga padite ndaj deputetëve të tjerë, Braçe është paditur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka si dhe nga vetë Federata si institucion.

Në fokus të kësaj padie janë deklaratat që deputeti Braçe ka deklaruar apo publikuar në profilin e tij në rrjete sociale kundër presidentit të Federatës Duka, të cilin midis të tjerave e akuzon edhe për mospagim të detyrimeve. Në padi janë regjistruar edhe thënie të tilla si llum i shoqërisë që Braçe ua dedikonte drejtuesve të federatës.

Edhe pse deputeti Braçe u paraqit në gjykate ai nuk arriti dot të kapte orarin e gjyqit. I pamësuar me proceset gjyqësore deputeti Erion Braçe u paraqit në gjykate me 25 minuta me vonesë duke bërë që gjyqtari Arben Micko të shtyjë seance e parë atë të pajtimit. Por me sa duket Braçe nuk ka humbur ndonjë gjë, pasi ka deklaruar se do t’i shkojë këtij gjyqi deri në fund.

“Po ka mendere të vijë vetë dhe ta provojë, por të vij vetë ama, ai dhe ky manari që mban nga mbrapa Ilir Shulku. Po t’i krahasosh statuset e mija me statuset e Armand Dukës dhe Federatës kundër meje është njësoj si të lexosh vulgun me mendimet e mija për një ndeshje sportive dhe për ngjarje që trokasin prangat për zyrtarët e Federatës. Të vijë dhe të provojë nëse ka paguar gjatë këtyre viteve detyrimin prej 10 për qind të së drejtës televizive. Të vijë dhe ta provojë në gjyq, por pasi t’i ketë paguar se deri tani nuk ka paguar asgjë”, u shpreh Erion Braçe.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar në datën 26 nëntor./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi