17.5 C
Tirana

Botërori 2026, rivalët e mundshëm të Shqipërisë në “play-off”

Më datë:

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shkruar një kapitull historik, duke arritur për herë të parë zyrtarisht pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Kjo është një arritje e padiskutueshme për kuqezinjtë, që tashmë janë realisht në garë për të marrë një biletë drejt finaleve të mëdha të verës së ardhshme, të cilat zhvillohen në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Faza play-off përfshin 16 ekipe, nga të cilat 12 renditen të dytat në grupet kualifikuese dhe 4 vijnë nga Liga e Kombeve, në bazë të koeficientit më të lartë.

Këto skuadra ndahen në katër vazo sipas renditjes FIFA. Aktualisht, sipas rezultateve të fundit, Shqipëria pozicionohet në vazon e dytë, së bashku me Skocinë, Çekinë dhe Sllovakinë, duke shmangur për momentin kundërshtarë të fortë që mund të ndodheshin në një vazo më të ulët.

Në shortin që do mbahet më 20 nëntor në orën 13:00 në Nyon, UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3. Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.

Për momentin, rivalët potencialë të Shqipërisë janë Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova, edhe pse renditjet mund të ndryshojnë, pasi në disa grupe mbeten ende ndeshje për t’u luajtur.

Faza e play-off-it zhvillohet me ndeshje teke. Fillimisht luhen gjysmëfinalet dhe, nëse nuk ka fitues brenda 90 minutave, ndeshjet shkojnë në shtesë e më pas në penallti.

Skuadrat fituese të këtij raundi më pas kalojnë në finalet e play-off-it, ku shorti përcakton si çiftet, ashtu edhe fushën e lojës, pa asnjë lloj avantazhi nga koeficientët.

Vetëm katër ekipe nga 16 pjesëmarrëse do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës 2026.

Ndeshjet vendimtare të play-off-it do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars 2026, data që tashmë janë të rrethuara me të kuqe për të gjithë tifozët shqiptarë.

Shqipëria është vetëm dy hapa larg ëndrrës së madhe botërore dhe me formën e deritanishme dhe shpirtin luftarak të skuadrës së Sylvinhos, ky moment historik duket më pranë se kurrë më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Ekonomia rritje të qëndrueshme në vijimësi, inflacion stabël

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën...

Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë

Bashkimi Evropian po u drejtohet bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë...

Kultivonte bimë kanabisi në bashkëpunim me familjarët e tij, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar...