Bota kremton Ditën Ndërkombëtare të Paqes

E themeluar më 30 nëntor 1981 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me rezolutën 36/67, Dita Ndërkombëtare e Paqes lindi nga dëshira për të krijuar një ditë kushtuar paqes botërore dhe jo dhunës.

Fillimisht Dita Ndërkombëtare e Paqes festohej të enjten e tretë të shtatorit, por me rezolutën pasuese të 7 shtatorit 2001 u vendos një ditë e vetme.

Ajo festohet çdo vit më 21 shtator.

Një rezolutë që u kërkon shteteve anëtare të OKB-së, organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe individëve që të fokusohen në këtë ditë në promovimin e veprimeve edukative për të rritur ndërgjegjësimin mbi temën e paqes globale.

Është një ditë themelore në një botë të rrënuar nga luftrat.

Nga ajo në Ukrainë, që po e përjetojmë prej muajsh, tek ato pothuajse të harruara si lufta në Siri dhe Jemen, deri te konfliktet më pak të përcjella nga media si ato që prekin shumë pakica në botë.

Kjo ditë synon të hedhë dritë mbi këto luftëra, sepse hapi i parë drejt përfundimit të armiqësive qëndron në vetëdijen e përbashkët se lufta është gjithmonë e padrejtë.

Çdo luftë është një luftë kundër fëmijëve.

Si konfliktet e sotme apo ato të së shkuarës, që vrasin fëmijët dhe u ”vjedhin” atyre fëmijërinë që meritojnë.

Dhënia e një libri si dhuratë është gjithmonë një gjest i mirë.

Kjo ditë mund të jetë një arsye e mirë për të bërë një dhuratë të improvizuar.

Një libër për të informuar veten dhe për të reflektuar së bashku për luftën dhe paqen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi