Borë sërish në Dibër, rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar

Rinisin reshjet e dëborës ne Dibër dhe si pasojë rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar.

Reshje me intesitet më të ulët kanë rinisur nga ora 6 e mëngjesit.

Ne shkollat 9 vjeçare te qytetit dhe të njësive administrative nuk zhvillohet mësim.

Situata mbetet emergjente pasi shumë fshatra mbeten te izoluara: Selishtë, Lurë, Zall e Dardhë. Ato janë dhe më problematiket pasi lëvizet vetëm në këmbë ose me kafshë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi