4.5 C
Tirana

Borë deri në 80 cm në qarkun e Shkodrës, të gjitha akset të kalueshme.

Më datë:

Reshjet e borës në territorin e qarkut Shkodër kanë vijuar në zonat malore, kryesisht në Vermosh të Malësisë së Madhe dhe Qafë Thore që lidh Shkodrën me Thethin.

Aktualisht trashësia e borës arrin në 80 cm shprehet përgjegjësi i Autoritetit Rrugor Shqiptar për Rajonin e Veriut, Hajrullah Sylja ndërsa thotë se momentalisht të gjitha akset janë të kalueshme.

ARRSH i bën thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos mbesin të bllokuar në akset malore ku ka reshje bore.

Sylja thotë se ajo që mbetet më shumë shqetësim në këtë përkeqësim të motit në territorin e qarkut Shkodër mbetet rënia e gurëve në akse të ndryshme malore dhe rrëshqitja e dherave duke kërkuar që drejtuesit e mjeteve edhe për këtë pjesë të tregohen të kujdesshëm.

Në ditët në vijim pritet që reshjet e borës dhe shiut të vijojnë në qarkun Shkodër gjë e cila mund ta vështirësojë situatën ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të marrin masat ndërsa këshillohet që të shmangen lëvizjet e panevojshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...