8.5 C
Tirana

Blushi: Të përshkallëzojmë aksionin opozitar në terren

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se, Partia e Lirisë do të përshkallëzojë aksionin opozitar në terren, në luftë kundër “Narkoregjimit”.

Gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5, në Tiranë, ai përgëzoi angazhimin e anëtarësisë për të gjithë kontributin që po jepni në këto ditë të vështira jo vetëm për Opozitën, por për të gjithë vendin.

“Jemi mbledhur sot në këtë takim që përkon me një ditë të shënuar, 35-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, një ngjarje e cila rikthehu 35 vite më parë lirinë, Shtetin e së Drejtës,  ngjarje e cila na kujton sot rëndësinë e luftës së pakompromis dhe të vendosur në mbrojtje të këtyre vlerave në mënyrë që regjimet autoritare të mos kenë më vend në Shqipëri”, tha Blushi, teksa vuri në dukje se, “për fat të keq, sot Shqipërinë e ndan nga Europa një tjetër mur, që është muri i Narkoregjimit të instaluar me dhunë nga Edi Rama dhe Narkodrejtësia në shërbim të tij.

“Jemi në një gjendje lufte me Narkoregjimin, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin sot e kanë izoluar në mënyrë ekstreme. Mafia në pushtet çdo ditë vazhdon të minojë interesat kombëtare dhe publike duke marrë peng edhe të ardhmen europiane të vendit, të të rinjve dhe të rejave që siç e theksova, shohin të vetmen shpresë largimin nga vendi”, tha ai.

“Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi. Përgjigjia jonë e vetme në këtë situatë, duhet të jetë vetëm përshkallëzimi i aksionit tonë opozitar në terren”, deklaroi Blushi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...