Bllokohet autostrada Tiranë – Durrës, Kryemadhi: Nuk do ndalemi

Opozita e bashkuar vazhdon të protestojë kundër asaj që e konsideron si keqqeverisje të vendit.

Si rrjedhojë e protestës së opozitës në Durrës, është bllokuar autostrada Tiranë – Durrës. Gazetarja Klodiana Haxhiraj raporton për “Balkanweb” se është bllokuar autostrada e se asnjë makinë nuk lëviz nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.

Në protestë ndodhet kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi. Kryemadhi tha se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe se do të përshkallëzohet aksioni qytetar.

“Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Dotë përshkallëzohet aksioni qytetar. Nuk do të ndalemi për asnjë moment duke protestuar kundër kësaj qeverie”,  tha Kryemadhi.

18:21 – Siç ishte paralajmëruar më herët, opozita e bashkuar po mban protesta në mbarë vendin. Ata kanë vendosur që të protestojnë, duke bllokuar akset kryesore nacionale.

Njerëzit kanë nisur të mblidhen në aksin Durrës – Kavajë, te vendi i njohur si “Plepat”.

Përpos protestuesve, në protestë janë edhe ish-deputetët demokratë Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, dhe Florion Mima.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi