Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken zhvilloi dje në mbrëmje një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan – për të diskutuar situatën në zhvillim të shpejtë në Siri.
Sipas zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller, të dy diplomatët diskutuan nevojen për shmangien e përshkallëzimit dhe mbrojtjen e jetës së civilëve dhe infrastrukturës në Alepo.
Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme humanitare në Gazë dhe nevojën për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve.
Diskutimi i tyre vjen mes tensioneve në rritje në Siri – ku sipas një monitoruesi të luftës, qeveria siriane ka humbur kontrollin e Alepos – qyteti i dytë më i madh i vendit – pasi forcat opozitare kanë bërë avancime të mëtejshme territoriale.


