Blindohet Milan, Pioli me “artilerinë” e rëndë, rikthehen Rebic, Leao e Ibra

Me festat, Stefano Pioli më në fund ka disa arsye për të festuar.

Viti i ri i sjell tekniku kuqezi tre dhurata, tre rikuperime jetike për fazën sulmuese: Ante Rebic, Rafael Leao dhe Zltan Ibrahimovic janë në dispozicion të trajnerit për sfidën e parë të 2022, atë kundër Romës.

Të tre sulmuesit janë stërvitur rregullisht në Milanelo me pjesën tjetër të ekipit, ndërsa me grupin është bashkuar edhe Giroud.

Pavarësisht se të tre lojtarët janë stërvitur rregullisht, fjala e fundit i takon stafit mjekësor për të kuptuar nëse mund të zbresin në fushë që nga minuta e parë.

Leao dhe Rebic janë në balotazh për një vend në krahun e majtë ndërsa Ibrahimovic pritet ta nis si titullar në qendër të sulmit për ti lënë më pas vendin francezit Giroud.

Për fat të mirë, Milan nuk ka shumë probleme më COVID-19 në këtë fillim viti teksa pozitiv është vetëm portieri Tatarusanu dhe një person tjetër që nuk është bërë ende publik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi