Blerim Krasniqi transferohet tek Skënderbeu, ky është mesazhi i tranjerit Ndriçim Kashami

Transferimi i talentit 21 vjeçar Blerim Krasniqi nga skuadra e Apolonisë së Fierit drejt Skënderbeut të Korçës është sot lajmi i ditës në futbollin shqiptar. Sulmuesi 21 vjeçar nga Qerreti i Kavajës, u ble nga klubi më i mirë shqiptar në merkaton e dimrit dhe shihet nga “Ujqërit e Dëborës” si sulmuesi i të ardhmes së tyre. Gjysma e parë e këtij sezoni ishtë koha e shpërthimit të Krasniqit, i cili me Apoloninë shënoi plot 10 gola.

Blerim Krasniqi ka marrë vlerësime pozitive nga opinionistët, ndërsa urmin më të vacantë për këtë lëvizje në karierë, ai ka marrë nga trajneri i Apolonisë së Ndriçim Kashami.
Nëpërmjet një statusi në facebook, duke I uruar suksese në ekipin e ri, Kashami thotë se ekipit do ti mungojnë shumë golat e tij.

Ja statusi i Plotë i Trajnerit Ndiçim Kashami:

“Udhëtim të mbarë BLERIM KRASNIQI, në aventurën tënde. Të falënderoj pa masë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin njerëzor dhe profesional. Dije se nuk do të jetë i lehtë të të zëvendësoj jo vetëm si lojtar, por edhe si shok rrugë sakrificash. Më prek dhe më gëzon largimi jot. Do më mungojë shumë telefonata jote e mirësjellëshme “profesor jam duke ardhur, ku të dal të pres”, jam i lumtur që shpërblyem njeri- tjetrin me punën tone dhe nderuam shtëpinë tonë të përbashkët, Apoloninë. Kthimi nga Fieri sot ka qenë shumë i gjatë, shumë i rëndë jo vetëm për mua, por edhe për Klajdi Broshken, e ndjeja pikëllimin gati në përlotje dhe lumturinë e të gjithëve sot. Na ke dëmtuar me ikjen tënde ashtu si i ke frymëzuar. Jam i sigurt që nuk do na mungojnë rezultatet pozitive, por do na mungojnë golat e tu. Dije se talentet lindin, punojnë dhe bëhen personalitete, personalitetet rriten bëhen elita, elitat bëjnë mrekullitë e bëhen legjenda, legjendat jetojnë për gjithmonë. ZOTI QOFTË ME TY.”

/Drita tv-Kavaje/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi