Blendi Fevziu: Qeveria do të bënte mirë të ikte, ky do ishte ndryshimi më i mirë

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan” në Top Channel, ku foli për punën por edhe familjen e tij. Sa i përket aktualitetit ai mendon se qeveria duhet të ndërrohet dhe në pushtet duhet të vijnë njerëz që mendojnë për vendin dhe prosperitetin. Fevziu tregoi se, intervista më e bukur politike në karrierën e tij ka qenë përballja e Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002.

“Tre ndryshimet që duhet të ndodhin tek kjo qeverisje sipas meje? Do bënte shumë mirë të ikte qeveria. Ky do ishte ndryshimi më i mirë se do krijonte rrotacion. E dyta, ai që do vinte të kishte besimin absolut të shqiptarëve dhe e treta, ky vend duhet të ketë një lloj perspektive në momentin kur të dyja palët të mendojnë pak më shumë për vendin se sa për karrierat e tyre brenda partive politike”, tha Fevziu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi