Blake Lively dështon me fotoshopin, fotoja bëhet virale në rrjet

Një foto e publikuar së fundmi nga Blake Lively dhe Ryan Reynonds në rrjete sociale është bërë virale në internet. Çifti ndanë një foto për t’u bërë thirrje njerëzve të votojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por vëmendjen e mori diçka tjetër.  Aktorja vendosi të bëhej paksa krijuese më këpucët e saj.

Lively publikoi një fotografi ku shfaqej e veshur me një pallto me kuadrate, një golf dhe një palë pantallona ngjyrë rozë, ndërsa kishte vizatuar një palë sandale kafe me rripa. Megjithëse nga larg, këpucët e saj dukeshin mjaft të vërteta, me një inspektim më të afërt, ishte e qartë se këpucët e saj të zgjedhura thjesht një vizatim.

Më tej, Lively bëri shaka duke ndarë të njëjtin imazh, si dhe duke etiketuar stilistin e famshëm të këpucëve Christian Louboutin. “Ishte hera e parë e Ryan-it. Ai sigurisht që ishte i frikësuar. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. SHUMË shpejt. Ai qau. Unë bëja sikur qaja. Më pas, ai thërriti gjithë miqtë e tij”, shoqëruar me hashtag-un #VoteEarly (Votoni herët).”, shkroi ajo krahas fotos.

Njerëzit e vunë re detajin e aktores, ndërsa vërshuan dhe komentet e shumta të rrjete sociale. “Dikush të më thotë që nuk jam çmendur dhe Blake Lively vërtet vizatoi këpucë në foton e saj.”, “Unë mendoj se kjo është bërë qëllimisht me shakak”, janë disa nga komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale.  /abcnews.al

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi