Biznesi i vogël i painformuar; Lushnjë, tregtarët e vegjël: Po falimentojmë

 

 

Tregtarët e vegjël përveçse janë trembur nga taksa e re që ju nisi prej së dielës, janë edhe të paqartë se si duhet të veprojnë këndej e tutje.

 Ata rrinë me sytë te dera se mos inspektorët e tatimeve vijnë e ju kontrollojnë kuponët dhe faturat.

Për ta vendosja e Tatimit mbi vlerën e shtuar është faliment në një kohe kur kane një xhiro vetëm 10 mijë leke në javë. Dritan Bino nga Lushnja thotë se punon prej 28 vitesh, por mesa duket ka ardhur koha ta lërë këtë punë.

Spartak Bami nga Lushnja thotë se as nuk e di se si do funksionoje sistemi i TVSH.

Në Lushnjë, ka 2548 biznese te vogla dhe 724 biznese të mëdha. Në zyrën e tatimeve në Fier jashtë kameras thonë se disa biznese po mundohen të shmangen duke mbyllur licensat e duke i hapur me emra të tjerë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi