Bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës, entuziaste për bashkëpunim me kompanitë e rajonit

Ditën e sotme, Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, i mbajtur pas një viti “heshtje” për shkak të pandemisë ka pritur dhjetëra biznese dhe përfaqësues ekonomikë e politikë, të cilët kanë shkëmbyer nga afër kontakte dhe eksperienca.

Përgjatë një fashe orare që nisi në 10:00 e pritet të vazhdojë deri në 16:30, bizneset u mblodhën në B2B Meeting i organizuar nga WB6CIF, organizim i 6 Dhomave të Tregtisë dhe Biznesit të Ballkanit Perëndimor.

Qasjen e tyre ndaj këtij bashkëpunimi e kanë dhënë edhe përfaqësues të dy prej kompanive shqiptare më të mëdha që morën pjesë në këtë organizim, VIVA dhe HAKO.

“Presim të jetë një panair shumë konstruktiv, sidomos në distribuimin e produkteve duke qenë se ne jemi një kompani nga Kosova. Deri më tani kemi zhvilluar një takim që ka qenë mjaft konstruktiv dhe frytdhënës, ku përfaqësues të bizneseve të tjera kanë shfaqur interesim për produktet tona. Deri tani kemi bërë një takim mjaft frytdhënës me një kompani nga Bosnja, e cila pati një interesim për produktet tona dhe tani presim të kemi takimin në Sarajevë. Dhe në vazhdim presim që të kemi edhe takime të tjera. është hera e parë në këtë panair. Organizimi duket nivel dhe kompanitë duken të jenë të një niveli të lartë”, – u shpreh Kushtrim Kasumi, drejtor eksporti i VIVA.

Më shumë, ai shtoi “vështirësia kryesore është që nuk njihen shumë produktet tona. Kemi një paragjykim të cilësisë. Ndërkohë që panairi ka me ndryshuar qasjen ndaj produkteve të Kosovës dhe të kuptojnë që dhe produktet tona kanë një cilësi të lartë”.

Sakaq, sipas Ina Selfos, drejtuese e departamentit të Shitjeve në HAKO, u shpreh për këtë organizim se, “për ne është kënaqësi të jemi pjesë e një organizimi kaq të rëndësishëm. Marrja pjesë në një organizim të tillë është në përputhje të interesave tona në atë ç’ka duam të bëjmë në të ardhmen, për një bashkëpunim përtej kufijve të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të kalojmë përtej kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës sepse kapacitetet tona mundësojnë një përfaqësim më të mirë ne tregjet rajonale”.

“Mesa po shohim, kërkesat e bizneseve për prodhim, për shpërndarje janë të ngjashme me ato çka ne kërkojmë prandaj mendojmë që kjo është një mundësi e mirë për të gjithë për të kapërcyer vështirësitë që mund të kemi nga tregu në treg. Deri më tani ne kemi siguruar disa kontakte të rëndësishme dhe kemi parë interes nga disa kompani surprizë që ndoshta ne i kemi pasur afër, por nuk kemi patur mundësi komunikimi/ndërlidhjeje”, – tregon Selfo, e cila shtoi se kompania në fjalë synon që brenda vitit të ardhshëm të kapërcejë kufijtë, përtej Kosovës.

1 nga 13

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi