Biseda Erdogan-Johnson, në fokus operacioni “Burimi i Paqes”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se operacioni i Turqisë do të vazhdojë deri sa të zhduket tërësisht kërcënimi i organizatës separatiste terroriste PKK-YPG dhe organizatës terroriste DAESH.

Presidenti Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Anglisë, Boris Johnson.

Erdoan, në bisedën telefonike me Boris Johnson, shpjegoi qëllimin e operacionit “Burimi i Paqes”, që filloi në datën 9 tetor në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Ai bëri të ditur se operacioni i Turqisë do të vazhdojë deri sa të zhduket tërësisht kërcënimi i organizatës separatiste terroriste PKK-YPG dhe organizatës terroriste DAESH në Siri kështu që do të sigurohet që sirianët e detyruar të braktisin tokat e tyre do të kthehen në mënyrë vullnetare dhe të sigurt.

Kurse Johnson tha se Turqia është një aleate dhe partnere e rëndësishme e Anglisë dhe NATO-s.

Ai u shpreh edhe në lidhje me rolin e Turqisë në vijën e parë në luftën kundër DAESH-it dhe bujarinë e këtij vendi për mbështetjen e refugjatëve të arratisur nga lufta civile në Siri.   

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi