BIOGRAFI: KARRIERA PROFESIONALE E KRYETARIT TË RI TË LËVIZJES BESA, AFRIM GASHI

Kryetari i parë i Lëvizjes BESA i zgjedhur në Kongres të partisë, Afrim Gashi, është i lindur më 9 nëntor të vitit 1977 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindjen e tij, duke bërë betejë për hapjen edhe të një paralele të mjekësisë edhe në Shkup.

Gjatë shkollës së mesme është marrë edhe me muzikë, ndërsa bashkë me grupin e tij, kanë marrë pjesë edhe nëpër festivale.

Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës e mbaroi në vitin 2007, ndërsa aktualisht është në studime pasuniversitare në Institutin e Studimeve Juridike, Sociologjike dhe Politike në Shkup, në drejtimin e shkencave politike.

Një kohë ka punuar edhe si redaktor në SHB “Logos-A”, ndërsa në opinionin është i njohur edhe si publicist, duke qenë aktiv me shkrime publicistike.

Në vitin 2011 e ka themeluar revistën mbarëkombëtare “Shenja” dhe deri në vitin 2014 ka qenë kryeredaktor i saj.

Nga viti 2014 është aktiv në Lëvizjen BESA. Ai është nismëtar, projektues dhe ideator i saj, ndërsa deri tani e ka ushtruar detyrën e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2016, Afrim Gashi, është zgjedhur deputet, duke kandiduar në njësinë zgjedhore nr. 2, ndërsa аktualisht është koordinator i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA.

Sot në Kongresin e Parë të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i saj. Ai është i martuar dhe prind i dy vajzave. Mefail Ismaili /SHENJA/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi