Billie Eilish do të rikthehet në maj me një surprizë

Këngëtarja e njohur amerikane, Billie Eilish, së shpejti pritet të publikoj dokumentarin, “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”.

Siç bën të ditur, libri është krijuar nga vet ajo dhe do të vijë i shoqëruar me një version audio.

Këto projekte do të lancohen më 11 maj dhe që tani fansat mund të fillojnë porosinë e tyre.

“Kam kaluar shumë orë këta muajt e fundit, duke i shikuar albumet familjare me fotografi dhe duke i përzgjedhur një nga një, të gjitha fotot e përfshira në këtë libër. Shpresoj t’iu pëlqejnë aq shumë sa më pëlqejnë mua”, ka thënë Billie në një deklaratë.

Dokumentari i këngëtares ndërkohë do të publikohet nëpër kinema dhe në platformën “Apple TV+” më 26 shkurt. Ajo po ashtu ka qenë duke punuar për albumin e saj të dytë në karantinë së bashku me të vëllanë dhe me Finneas O’Connell. l.k/abcnews.al

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi