18.5 C
Tirana

 Biden: Rusia nuk do të ketë kurrë sukses në Ukrainë

Më datë:

Presidenti amerikan, Joe Biden dënoi në një deklaratë “në termat më të fortë të mundshëm, luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e saj për të zhytur popullin ukrainas në errësirë”.

”Dua të jem i qartë. Rusia nuk do të ketë kurrë sukses në Ukrainë dhe shpirti i popullit ukrainas nuk do të thyhet kurrë”, shtoi ai.

“SHBA do të vazhdojë të udhëheqë një koalicion prej mbi 50 vendesh në mbështetje të Ukrainës”, premton ai.

”Ky koalicion po i siguron Ukrainës pajisje të rëndësishme ushtarake, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe interceptorët, siç njoftova në samitin e NATO-s në korrik. SHBA dhe aleatët tanë i kanë dhënë Ukrainës pajisje për pesë sisteme të tjera strategjike të mbrojtjes ajrore. SHBA po dërgon gjithashtu pajisje energjetike në masë në Ukrainë për të riparuar sistemet e saj dhe për të forcuar elasticitetin e rrjetit energjetik ukrainas”, theksoi Biden.

“Siç i thashë presidentit Zelensky më 23 gusht, mbështetja e SHBA për Ukrainën është e palëkundur. Që nga shkurti 2022, populli ukrainas është mbrojtur me guxim nga pushtimi rus, duke rimarrë më shumë se gjysmën e territorit që forcat ruse kishin pushtuar”, tha ai.

”Ukraina mbetet një komb i lirë, sovran dhe i pavarur dhe forcat ukrainase po luftojnë çdo ditë për të mbrojtur atdheun dhe lirinë e tyre. SHBA do të qëndrojë në krah të popullit ukrainas derisa ai të triumfojë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...