Besa U17 fiton Kupën e Shqipërisë, Ky është urimi i Kryetarit Isa Sakja

Ekipi i futbollit të Besës së Kavajë në grup moshën U17 u shpall Kampione e Shqipërisë. Fitorja 2-1 në Kamëz përballë Internacional i dha mundësi ekipit Kavajës të merrte kupën e parë në histori në këtë grupmoshë.
Kjo arritje e të rinjëve Kavajas u përshëndet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Isa Sakja i cili me anë të një statusi në facebook i ka uruar dhe njëkohësisht falenderuar djemtë dhe stafin për këtë sukses që i kanë dhuruar qytetit.
Kryetari Sakja shkruan se shpresa nis nga të rinjtë dhe se i gjithë qytet ndihet krenar për këtë arritje.
Ja statusi i plotë i Isa Sakja:
“Shpresa nis nga të rinjtë!
Një ? të madhe për ekipin tonë të U17, fitues iKupës së Shqipërisë!
Ne jemi krenarë për ju!”

/Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi