Berset: “Nuk është detyrë e shtetit të paguajë testimin e të pavaksinuarve”

Në konferencën e sotme për media, të mbajtur në Bernë, ministri i shëndetësisë, Alain Berset është pyetur nga gazetarët nëse nga 1 tetori do të paguhen testet ose jo. “Shoqëria nuk duhet të paguajë kostot e testimit për njerëzit e pavaksinuar”, është përgjigjur Berset.

Siç dihet, më 25 gusht, Këshilli Federal pati vendosur që, duke filluar nga 1 tetori, njerëzit e pavaksinuar do të duhet të paguajnë vetë për testet e koronës.

“Qeveria ka debatuar rreth kësaj, në mbledhjen e mbajtur sot në mëngjes”, thotë Alain Berset. Në thelb, për të çështja është e qartë: “Nuk është më detyrë e shoqërisë (shtetit) të marrë përsipër këto kosto testimi. Pastaj, vaksinimi është më i lirë se bërja e testit!”.

Megjithatë ministri ka kujtuar se testet me pagesë shkaktojnë probleme për njerëz të caktuar. Situata është veçanërisht shqetësuese për njerëzit që sapo janë vaksinuar dhe që janë duke pritur për vaksinimin e tyre të dytë.

Prandaj Këshilli Federal është “i hapur për përshtatjet e rregullave për javët dhe muajt e ardhshëm”. Ai “do të vendosë së shpejti”.

“Ne besojmë se shumica e shoqërisë ka dhënë një kontribut të madh”. Nuk janë testet rrugëdalje nga pandemia, por vaksinimi. Këshilli Federal planifikon të diskutojë përsëri çështjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi