Berlin: Berisha zhvillon vizita zyrtare në CDU dhe në parlamentin gjerman

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një vizitë në Berlin, ku mori pjesë në aktivitetin jubilar të Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Në kuadër të kësaj vizite, Berisha zhvilloi edhe një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme të politikës gjermane.

Kreu i PD-së bëri të ditur se gjatë bisedimeve me deputetë dhe zyrtarë të lartë të CDU-së ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Ai informoi bashkëbiseduesit me atë që e cilësoi si krizën e thellë që po kalon vendi nën qeverisjen e Edi Ramës.

Sipas tij, në qendër të diskutimeve kanë qenë edhe protestat e të rinjve shqiptarë dhe, siç u shpreh ai, qëndrimi cinik i “narkoqeverisë” ndaj kërkesave të tyre.

Në këtë vizitë, Berisha shoqërohej nga nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti. Ai zhvilloi takime të veçanta në Bundestag me: Tilman Kuban, zëdhënës për Politikën Europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU; Christian Kremer, kryetar i zyres për marrëdhënie ndërkombëtare të CDU-së; Peter Beyer, raportues i grupit të CDU/CSU për marrëdhëniet transatlantike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; Olav Gutting, personalitet i rëndësishëm i grupit parlamentar CDU/CSU për Financat dhe Buxhetin.

Po ashtu Berisha takoi edhe Elmar Brok, personalitet i shquar i CDU-së, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut për dy dekada në Parlamentin Europian; Peter Tiede i të përditshmes gjermane Bild.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Berisha takoi edhe ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Kosovës Gani Dreshaj dhe përfaqësues të tjerë të diasporës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i dhunës në Zvërnec, gjykata vendos për rojet: njëri lirohet, Biba qëndron në paraburgim

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për...

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare shkarkon drejtoreshën dhe kërkon hetim

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe...

Opozita serbe kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në...

Rama ndan pamjet: Paradë mbresëlënëse e Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë...