17.5 C
Tirana

Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se PD tërhiqet totalisht nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Në një konferencë për mediet nga selia blu, Berisha duke iu referuar vendimit të Komisionit të Ligjeve që dërgoi në seancë plenare gjashtë kandidatë garues për pozicionin e Avokatit të Popullit, edhe pse deputetët e PD votuan kundër, duke deklaruar tërheqjen e firmave për kandidatët garues, Berisha tha se kjo është një “lojë e turpshme”.

“Opozita ka tërhequr të gjitha firmat për të gjithë kandidaturat e tjera, përveç kandidaturave të përzgjedhura vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci, Dardan Mustafa. Këta janë kandidaturat tona.

Tani çfarë bënë sot? Sot futën kandidaturën e tyre, i cili në kuadrin e 27 kandidaturave, kishte marrë firmat. Por ne i tërhoqëm firmat. Dhe Ulsi Manja me Taon (Taulant Balla) thonë se nuk njohim tërheqjen e firmave, arrijnë gjer në këtë deklaratë të turpshme për të nxjerrë atë që thotë Edi Rama. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi”, tha Berisha.

Sipas tij, PD nuk është më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

“Në qoftë se ia lënë PD-në, ne u treguam të arsyeshëm, ne nuk thamë ose ky, ose asnjë tjetër. Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan kandidaturën e tyre. Është Endri Shabani.
PD tërhiqet nga procesi. PD nuk merr pjesë në proces. Ky është një turp i tyre.

Para katër ditësh siç e dini ju deklaruan se ia lamë opozitës, ia lamë PD-së, dhe tani thonë nuk njohim tërheqjen e firmave. Firmat janë të tërhequra dhe ne nuk marrim pjesë në proces…Gjersa ne kemi zgjedhur këta, natyrisht secili prej tyre ka besimin tonë”, shtoi Berisha.

“Por në renditje është Besim Ndregjoni, i cili është paraqitur për votim në parlamentin e shkuar, siç e dini ju. Është Adriana Kalaja, që plotëson çdo kriter për të qenë. Është Jola Hysaj, një e re me energji të madhe në këtë fushë, e vendosur për të drejtat te njeriut.
Është Aranita Brahaj, janë edhe zoti Haluci dhe Dardan Mustafa. Pra, ne kemi kandidatura shumë të mira”, theksoi Berisha.

Ai nënvizoi se PD nuk merr pjesë në votim, duke e cilësuar atë si “farsë”.

Berisha: Paqja Fiskale rrit rrezikun e pastrimit të parave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për mediet ku shprehu kundërshtimin ndaj projektligjit të qeverisë për të ashtuquajturën “Paqe Fiskale”.

Ai deklaroi se nisma krijon hapësira për pastrim parash, shmangie fiskale dhe mungesë transparence në administrimin e detyrimeve tatimore të bizneseve.

Berisha theksoi se projektligji është votuar në parim në parlament, ndërsa dy vite më parë ishte kundërshtuar nga SHBA, BE dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

“Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament”, tha Berisha.

Sipas tij, amendamentet e paraqitura nga opozita në komisione janë rrëzuar, çka sipas tij tregon se qeveria nuk ka marrë parasysh qëndrimet dhe paralajmërimet e opozitës.

“PD, deputetët e saj, në komisionet përkatëse, kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj përpjekje. Kanë bërë amendamente shumë të qarta, por nuk janë marrë parasysh asnjëra prej tyre nga mazhoranca”, shtoi Berisha.

Berisha theksoi se, “në këtë ligj ka mungesë të plotë të transparencës për opinioni publik dhe komunitetin e ndershëm të biznesit”.

Ai shtoi se, “FMN ka paralajmëruar më parë qeverinë shqiptare për rreziqet e mëdha të kësaj amnistie. Banka Botërore gjithashtu”.

Gjatë konferencës, Berisha listoi disa mekanizma të parashikuar në projektligj që, sipas tij, rrisin rrezikun për abuzime financiare.

“Rishikimi pa asnjë pasojë i bilanceve në tre vitet e fundit, duke u dhënë mundësitë bizneseve të rishikojnë të gjithë zërat, paratë cash, kapitalet e veta, etj., thjesht duke paguar 5 për qind tatim më shumë. Kërkesa e opozitës ishte që për çdo rast që verifikohej të viheshin në dijeni organet ligjzbatuese dhe të merrej drita jeshile prej tyre, por kjo kërkesë u refuzua sepse paratë duhet të lahen lirshëm. Rrëzohet, me një fjalë, sistemi i vendosur në kuadrin e Moneyval për të parandaluar pastrimin e parave”, tha Berisha.

“Deklarimi i tatimfitimit të ardhshëm për vitin 2026 duke eliminuar kontrollet fiskale. Në qoftë se një biznes deklaron 18 për qind tatimfitim më shumë se këtë vit, ai tatohet për normën e fitimit vetëm me 5 për qind. Në këtë mënyrë, sektorë si ndërtimi – lavatriçe e pastrimit të parave, pra sektor me rrezik të lartë – nxiten të kryejnë një veprimtari të tillë”, tha Berisha, i cili shtoi se kërkesa e opozitës për të përjashtuar sektorin e ndërtimit nga kjo skemë u refuzua, me qëllimin e pastrimit të parave në këtë fushë.

Berisha gjithashtu shtoi se, “është refuzuar kërkesa e opozitës për transparencë për bizneset që përfitojnë nga falja”.

Po ashtu, Berisha nënvizoi se, “falen detyrime në shumën 2 miliardë euro”.

Kreu i PD tha se, “janë 200 mijë biznese që përfitojnë, nga të cilat 80 mijë janë aktive”.

“Ne kërkuam të bëhen publike 3 mijë bizneset që përfitojnë si dhe çdo emër biznesi që përfiton më shumë se 50 mijë euro, por edhe kjo u refuzua në mënyrë kategorike, sepse duhet që të lahen lirshëm miliardat e drogës për të shkatërruar, për të intoksikuar përfundimisht ekonominë shqiptare”, tha ai.

Berisha gjithashtu u shpreh se, është refuzuar kërkesa e opozitës që nga falja të mos përfitojnë bizneset, pronarët e të cilave kanë biznese të tjera fitimprurëse.

Berisha nënvizoi se, BE ka shprehur shqetësim serioz për këto ligje.

“Komisioni Europian, nënkomiteti për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Taksat midis BE dhe Shqipërisë, ka bërë një deklaratë në të cilën shpreh shqetësimet më serioze për këto ligje – dhe mund ta gjeni në faqen e Komisionit Europian – kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre”, tha kreu i PD.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi

Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor,...

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmim në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi...

Gjermani: Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët

Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më...