Lideri historik i PD Sali Berisha ka njoftuar për “Foltoren” e tij të radhës. Ai përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nesër do të jetë në Berat. Takimi do të mbahet në orën 17:00 te Pallati i Kulturës. Më tej në postimin e tij ai fton demokratët të marrin pjesë.
NJOFTIMI
Nesër ditën e premte me datën 22 tetor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Beratit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Qarkut të Beratit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Sb