9.5 C
Tirana

Berisha rikthehet në mesin e protestuesve: S’ka bojkot zgjedhjesh, por përballje me Ramën!

Më datë:

Ka mbërritur në mesin e protestuesve kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Kjo dalje e tij vjen pas thuajse një viti nën masën e “arrestit në shtëpi”. Ai u prit me ovacione nga mbështetësit te Rruga e Elbasanit në kryeqytet.

“Sot, një nga ditët më të veçanta të Dhjetorit, është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revolt, në mosbindje ndaj narkodiktatorit.

Ky dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit.

Edhe atje po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktator nuk ka. I përshëndes nga zemra qytetarët që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit.

I siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeverinë teknike e zgjedhjet e lira”, tha kreu i PD-së.

Po nëse Rama nuk e pranon qeverinë teknike, çfarë ndodh më 11 Maj 2025?

“Rrëzohet! Me mosbindje civile, është kodi i përmbysjes së diktatorëve. Gjer tani, format janë shfaqur në Parlament dhe kudo. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të vijojë, ata po përfundojnë si kufoma politike njëri pas tjetrit. Me Ramën ka betejë për zgjedhje!”, u përgjigj Berisha, duke shtuar se në “asnjë rast s’ka bojkotim të zgjedhjeve parlamentare.”

Sipas Berishës, opozita do vijojë me betejën e saj në çdo aspekt. U ndal edhe tek rrëzimi i kërkesës për një Komision Hetimor sa i takon Portit të Durrësit.

“Edi Rama është kreu i asaj afere, që është ndër më të mëdhatë në historinë e Evropës e të botës. Po përvetësohet nga Rama duke përdorur Alabbarin, për të vijuar me planet e tij të drogës. Ne s’pranojmë refuzimin, nuk tërhiqemi ne. Çdo formë e mosbindjes civile është e mundur”, deklaroi Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...